Kasimpasa ndanë pikët me Besiktasin – Florent Hadergjonaj lojtari i ndeshjes

by admin
Spread the love

Është mbyllur me barazim ndeshja ndërmjet Kasimpasas dhe Besiktasit, e vlefshme për xhiron 15’të në Superligën e Turqisë.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës – Florent Hadergjonaj, ishte startues dhe u zhvilloi një paraqitje briliante kundër Kampionët në fuqi të Turqisë – Besiktas.

Hadergjonaj ishte lojtari i ndeshjes (Kasimpasa – Besiktas), ku edhe paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.8 nga SofaScore.

Besiktas nuk po kalon një edicion të lehtë, ku pas 15 xhirove të para ka vetëm 21 pikë dhe pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë.

Një barazim 1-1 shumë i vlefshëm për skuadrën e Hadergjonajt, kjo sepse Kasimpasa pozicionohet në zonën e kuqe, më saktë në vendin e 19’të, me vetëm 11 pikë të tubuara në 15 ndeshje.

Kjo e sotmja ndaj Besiktasit ishte paraqitja e 11’të e Hadergjonajt me Kasimpasan këtë edicion.

You may also like