Kasami sfidon Ahmetin: Iki nga politika, nëse BDI barazon shqipen me maqedonishten në Kushtetutë

by admin
Spread the love

Pesë ministrat nga radhët e BDI-së sot do t’i dorëzojnë zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre të kushtëzuara, të cilat do të hyjnë në fuqi sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi deklaroi gjithashtu se ata si parti janë gati të heqin dorë nga kryeministri shqiptar nëse opozita jep mbështetje në rrugën drejt BE-së. Edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka ofruar dorëheqjen për hir të ndryshimeve kushtetuese dhe proceseve eurointegruese.

Nga ana tjetër, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e qeverisë prej disa muajsh, i konsideron lëto vendime të BDI, lojëra fëmijërore. Por çfarë po ndodh mes shqiptarësh së pari, si e sheh dhe vlerëson vendimin e kushtëzuar të BDI për tu larguar nga qeveria dhe çfarë po gatuhet mes partive shqiptare në opozitë? Për të folur për këto zhvillime, në “Ditari” i A2CNN është i ftuar z.Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Besa.

You may also like