Kasami rinovon Stadiumin vetëm për nevojat e Shkëndisë! – Shqip

by admin
Spread the love

KASAMI NË KLAN DEBAT: STADIUMI I RI PËR TË GJITHA KLUBET E TETOVËS

Në vend që t`i mbrojë klubet sportive dhe Stadiumin e Qytetit në Tetovë, Kasami ka publikuar se do të nis rikonstruimin e Stadiumit, i cili praktikisht i takon vetëm ekipit të Shkëndisë. Në këtë mënyrë reagojnë nga partia “Levica”, duke kërkuar nga Komuna e Tetovës që ta ndërpres marrëveshjen për koncesion me “Ecologun”.

“Për shkak se Komuna e Tetovës e ka dhënë me koncesion Stadiumin e Qytetit dhe në të luan vetëm Shkëndija, vuajnë ekipet maqedonase të meshkujve dhe femrave me seli në Tetovë. Kërkojmë ndërprerjen e marrëveshjes për koncesion dhe kthimin e Stadiumit të Tetovës në pronë të Komunës me kushte të barabarta shfrytëzimi edhe për ekipet maqedonase”, thonë nga Levica.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në Klan Debat, potencoi se pritet të shpallet tenderi për ndërtimin e stadiumit I cili do të jetë sipas të gjitha standardeve dhe kritereve të UEFA-së, duke potencuar në vecanti se stadiumi do të përdoret nga të gjitha klubet e Tetovës.

“Po un pres që shumë shpejtë të shpallim tenderin për ndërtimin e stadiumit të Qytetit që do të jetë stadium modern me plotësimin e gjitha kritereve të UEFA-s për lojëra ndërkombëtare edhe të Shkëndijës dhe ekipeve tjera nacionale por edhe të ekipit të Maqedonisë së Veriut. Tash janë finesat e fundit un e thash edhe me një paraqitje tjetër që bëhet fjalë për projekt të rëndësishëm ku do të marrin pjesë diku 10.000 qytetarë të Tetovës apo dashamir të futbollit dhe kjo për çdo kompani që do merret me ndërtimin e saj është një përgjegjësi e madhe, sepse askush nuk e merr përgjegjësinë e dimë se në shtete të caktuara ka ndodhur edhe rënia e tribunave të stadiumeve dhe ka pasur viktima”, tha Bilall Kasami.

Muaj më parë, përmes një komunikate Klubi I Futbollit Teteksi doli me akuza se nuk kanë të drejtë ta shfrytëzojnë Stadiumin e Tetovës dhe se kjo e drejtë I takon vetëm Shkëndisë.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës konsideroi se për shfrytëzimin e stadiumit kushti është garimi në Ligën e Parë, kurse për ndeshjet tjera në dispozicion janë terrente tjera./KlanMacedonia

You may also like