​Kartoni i kaltër në futboll, reagon FIFA

by admin
Spread the love

Mbrëmë u bë e ditur nga “The Telegraph” se futbollit po i bashkohet edhe një karton tjetër, ai i kaltër.

Momentalisht, në lojën e bukur të futbollit janë të përfshirë vetëm kartoni i verdhë dhe ai i kuq, por si duket kjo gjë do të ndryshojë së shpejti.

Sipas spekulimeve, kartoni i kaltër po i bashkohet futbollit, me rolin e tij që do të jetë ndëshkimi i ndërhyrjeve cinike, apo mospajtimi me vendimet e gjyqtarit.

Por, tani ka reaguar FIFA, e cila provën për kartonin e kaltër e cilësoi të gabueshme dhe të parakohshme.

“Çdo provë e tillë, nëse zbatohet, duhet të limitohet në testim më të përgjegjshëm në nivele më të ulëta”, shkroi FIFA në “X” të njohur ndryshe si “Twitter”. 

You may also like