Karnivali i shkëlqyer maskave në Venecia nuk ndalet as nga mjegulla e dendur (fotot)

by admin
Spread the love

Mjegulla e dendur që kishte rënë sot në Venecia nuk duket se ndaloi mijëra turistë që vinin në qytet për të marrë pjesë në festivalin tradicional të maskave.

Personazhe nga më të ndryshmet silleshin sot të zbukuruar me ekzagjerime në sheshin Piazza San Marco, me kostume të stilit të Rialto dhe veneciane, mes të cilave spikaste si gjithmonë ai i Marco Polo.

Eventi thuhet se bazohet në konceptin se sytë janë pasqyra e shpirtit që reflekton çdo gjë të fshehur.

Prandaj pjesëmarrësit fokusohen në sytë e njerëzve prapa maskave dhe kostumeve të punuara me shumë kujdesje.

Një nga eventet kryesore është konkurrimi për ‘La maschera più bella’ (Maska më e bukur), që gjykohet nga një panel artistësh e stilistësh.

Karnivali i Venecias e ka origjinën në mesjetë dhe është mbajtur për shekuj me radhë derisa u ndalua në vitin 1797 për t’u rinisur në 1979.

Zyrtarët thonë se vendosën të risjellin historinë dhe kulturën e Venecias me anë të karnivalit ndërsa punimi maskave erdhi një tentativë e ringjalljes së turizmit nga një organizatë studentore vendase.

Eventi i kohës moderne tërheq deri në 3 milionë vizitorë çdo vit.