Kapllani: Ndëshkohemi gjithmonë në goditje standarde, kërkuam fitoren deri në fund

by admin
Spread the love

Trajneri i Erzenit Xhevahir Kapllani ka folur për Oversport pas barazimit 1-1 përballë Kastriotit.

“Nuk kishim kohë për të përgatitur ndeshjen, por u futëm në fushë për fitoren. E nisëm mirë lojën dhe pësuam një gol në një goditje standarde, është e disa herë që bëjmë të njëjtat gabime. Gjetëm forca pas golit dhe në pjesën e parë patëm disa mundësi. Në pjesën e dytë kërkuam golin dhe e gjetëm. Luajtëm deri në fund për fitore, por të mos harrojmë që Kastrioti është një kundërshtar shumë i fortë.

Kadriu në krah jem më shumë? Nuk ka rëndësi moduli, por interpretimi i lojës. Kadriu ishte pak i lodhur sot, sepse ka bërë një kampionat shumë të mirë. Mendoj që edhe orari nuk ishte shumë i përshtatshëm.

A jeni i kënaqur me skuadrën? Jam pak i mërzitur për mënyrën si pësojmë. Është e disata herë që pësojmë në goditje standarde, sepse kemi punuar shumë në stërvitje. Ekipi kishte dëshirë për të fituar dhe i shkuam shumë pranë golit. Disa lojtarë nuk ishin në gjendjen optimale fizike”, ka thënë Kapllani. / Oversport.tv

You may also like