Kapllani largohet nga Teuta, sulmuesi drejt fqinjëve të Erzenit

by admin
Spread the love

Dejvid Kapllani largohet nga Teuta. Ka qenë vetë sulmuesi që ka zyrtarizuar ndarjen nga ekipi durrsak përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sulmuesi mund të bashkohet me Erzenin për pjesën e mbetur të sezonit.

“Qe ne moshen 4vjecare kur fillova hapat e pare te futbollit e kisha enderr te debutoja dhe te arrija per te kontribuar ne ekipin tim te zemres dhe aty ku jam rritur.

Pas gjithe atyre viteve si pjes e akademise dhe pas 3viteve e gjysem ne ekipin e pare nderpres bashkpunimin me klubin e qytetit tim Kf Teuta.Nje rrugetim mjaft i bukur dhe emocional pasi fitova gjithcka qe nje futbollist per aq me teper nje durrsak enderron te fitoj me klubin e tij.I jam mirenjohes presidentit z.Hasanbelli per mundesin e dhene,shefit te klubit per mbeshtetjen,te gjithe trajnerat qe kam kaluar nga akademia deri tek stafi i ekipit te pare dhe gjithashtu lojtarve qe jam stervitur cdo dite.

Nje falenderim special shkon per te gjithe tifozat durrsak qe me kan mbeshtetur dhe me kan qendruar prane gjithmone”, shkruan sulmuesi. /Oversport.tv

 

You may also like