Kapiteni mban në ankth Tiranën, Shehi rikuperon Najdovskin për sfidën ndaj Kukësit

by admin
Spread the love

Marsel Ismajlgeci mban në tension Tiranën, pasi kapiteni nuk është stërvitur plotësisht me skuadrën në dy ditët e fundit dhe rrezikon që të mungojë në sfidën e radhës kundër Kukësit në kampionat.

“Panorama Sport” shkruan se lojtari po bën fizioterapi dhe mjekët janë optimistë se Ismajlgeci mund të rikuperohet për sfidën e së dielës, që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Dëmtimet janë bërë një problem për teknikun Shehi, që e ka theksuar se skuadra e vuan mungesën e lojtarëve të rëndësishëm. Por në prag të sfidës kundër Kukësit ka edhe lajme të mira. Filip Najdovski është bashkuar me skuadrën dhe është gati për sfidën e radhës, edhe sulmuesi Patrick është stërvitur me grupin me ngarkesë të plotë.

Nesër pritet t’i bashkohen skuadrës në stërvitje edhe Xhixha, Kallaku dhe Deliu që ishin të grumbulluar me skuadrën kombëtare. / Oversport.tv

You may also like