Kapiteni i Egnatias humbi jetën në fushë/ Reagon FSHF: U respektua rregullorja, Dwamenas iu dha menjëherë ndihma e shpejtë

by admin
Spread the love

Federata Shqiptare e Futbollit, në një reagim për mediat për vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena në fushë, shkruan se gjatë ndeshjes janë respektuar të gjitha rregullat.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës është respektuar me rigorozitet rregullorja e garës, thuhet në reagimin e FSHF-së.

“Në gatishmëri ka qenë një ambulancë e pajisur me defribilator dhe të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore si edhe dy doktorë. Futbollistit i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë në fushë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore”.

FSHF sjell më tej disa shembuj të tjetër, kur në radhët e futbollistëve apo tifozëve, janë raportuar problemeve shëndetësore në stadium.

“Në ndeshjen e dy javëve më parë, Skënderbeu-Egnatia, stafi mjekësor dhe ambulanca kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë një tifozi që kishte probleme shëndetësore, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar më pas në spital. Ndeshja është ndërprerë për 15 minuta dhe vetëm pas kthimit të ambulancës në stadium, delegati ka pranuar që loja të rifillojë.

Në ndeshjen Tirana-Laçi të kampionatit të moshave U17 të datës 10.11.2023 është ndërprerë loja në minutën e 25-të për 30 minuta pasi është dëmtuar një lojtar i Tiranës në kokë. Është dashur ndërhyrja e ambulancës për ta transportuar në spital dhe vetëm pas kthimit të ambulancës dhe stafit mjekësor ka vazhduar loja.

Në Kategorinë e Dytë, ndeshja Adriatiku-KKS Albanët e datës 28.10.2023 nuk është zhvilluar, pasi ekipi KKS Albanët nuk kishte mjek.

Në Kategorinë e Parë, ndeshja e datës 6 nëntor mes Tomorrit dhe Burrelit është ndërprerë pasi është dërguar në spital një lojtar i Burrelit pas dëmtimit në kokë dhe më pas sërish ka rifilluar me rikthimin e stafit mjekësorë dhe ambulancës”.

Rafael Dwuamen, futbollisti ganez i Egnatias, ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare rrugës për në spitalin e Durrësit, pasi pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit.

Një problem i paralajmëruar për të, por mesa duket vetë ganezi shtatlartë vendosi të marrë përsipër riskun, një lojë me jetën me sa duket. Në kontrollet mjekësore të tij, që duhet të kalonte në vitin 2019 tek Brighton në Premier League, u zbulua se ai kishte një problem në zemër për të cilin ju vendos një defribrilator, aparat që e mbajti për disa kohë dhe më pas e hoqi.


Top Channel

You may also like