Kapet rrjeti shqiptar në Spanjë! 820 kg kokainë, para e vila luksoze dhe 17 të arrestuar. Nën hetim prej një viti

by admin
Spread the love

Policia spanjolle arrestoi 17 persona në një operacion për goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës, që drejtohej nga shtetas shqiptarë.

Operacioni është zhvilluar në provincën e Valencias dhe policia ka kapur 820 kilogramë kokainë. Mes 17 të arrestuarve është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal.

Gjatë kontrollit të banesave luksoze janë gjetur 226 500 euro cash, tre aparate për zbulimin e GPS, si dhe janë sekuestruar 13 automjete. Hetimi për këtë operacion ka nisu në fillim të vitit 2023, informacionet për organizatën e drejtuar nga shtetas shqiptarë me banim në Valencia, shtynë policinë dhe prokurorinë spanjolle të ndiqte rrjetin e tyre të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës si dhe për pastrimin e parave më pas.

I pari është identifikuar drejtuesi i rrjetit e më pas të gjithë anëtarët e këtij rrjeti si dhe zbuloi disa shtëpive luksoze dhe magazina industriale në pjesë të ndryshme të Valencias që organizata kishte në dispozicion. Në një lavazh rrjeti kriminal bëhet me mbledhjet për të shpërndarë udhëzimet anëtarëve të grupit.


Top Channel

You may also like