Kapen 300 copë “filler” për buzë dhe fytyrë – arrestohet shtetasi i Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Në vendkalimin kufitar Deve Bair, doganierët parandaluan tentativë për të kontrabanduar 300 copë filler (mbushëse) REVOLAX, në vlerë prej 9.000 euro.

Personi, ndryshe shtetas kosovar me inicialet A.G., ka tentuar të hyjë në vend pa deklaruar mallin. Në pyetjen e doganierit nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar përveç bagazheve personale. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga doganierët, në valixhen e pasagjerit dhe pas ulëseve të pasme u zbuluan 300 copë filler (mbushëse) për fytyrë, pjesa më e madhe për buzë, vlera e të cilave sipas faturës së gjetur në automjet është 9.000 euro.

Malli dhe automjeti janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit është bërë kallëzim penal përkatës për kontrabandë.

You may also like