Kaos në Shëngjin, largimi i pushuesve nga bregdeti shkakton trafik kilometrik, paralizohet qarkullimi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Largimi i pushuesve nga bregdeti ka shkaktuar kaos dhe trafik në Shëngjin, ku ka bllokuar qarkullimin e makinave për disa orë. Situata më problematike është krijuar në rrugën që lidh Shëngjinin dhe aksin drejt Milotit.

Sipas informacioneve, raportohet se trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, duke sjell shpesh herë dhe bllokim total të qarkullimit.

Problematike e njëjtë është çdo fundjavë në këto akse rrugore, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve. Kjo fundjavë e fundit e muajit qershor solli mijëra pushues në plazhet e Lezhës.

You may also like