Kanye West nuk pranon t’i firmosë dokumentat që i japin Kim-it statusin ‘beqare’ – Shqip

by admin
Spread the love

8:22 | 8 Shkurt 2022

Duket se procesi zyrtar i divorcit të Kanye West me Kim Kardashian nuk po shkon dhe aq mirë, pasi themeluesja e “SKIMS” nuk po gjen dot një herë e mirë qetësi nga martesa me ish-bashkëshortin.

Sipas raporteve të shfaqura së fundmi, Kanye West, 44 vjeç, me sa duket refuzon të nënshkruajë dokumente që i japin ish-gruas së tij Kim Kardashian, 41 vjeç, statusin “legalisht beqare” në mes të divorcit të tyre.

Në dhjetor, Kim Kardashian paraqiti dokumentet ligjore për të hequr mbiemrin West dhe për të rivendosur emrin e saj të vajzërisë dhe për t’u quajtur zyrtarisht si beqare.

Deklarimi i saj ndodhi vetëm disa orë para lutjes së madhe publike të Ye për t’u pajtuar – të njohura si reklamat e tij “Ktheu pas tek unë, me ty e kam Kimberly” gjatë performancës së tij në Los Angeles në “Memorial Coliseum”.

Ky raport i fundit ndjek një dramë me javë të tëra mes dyshes së divorcuae, duke përfshirë Ye që kritikon prindërimin e Kim-it.

Për të ripërsëritur, vetëm javën e kaluar, Ye kritikoi publikisht yllin e “Keeping uo with the Kardashians” për lejimin e vajzës së tyre North, 8 vjeç, të kishte një llogari në “TikTok”.

Më pas, Ye tha sërish në “Instagram”-in e tij se do të dëshironte të shikonte katër fëmijët e tij e t’i merrte në vendin e tij të lindjes, pasi u ndalua nga festa e 3-të e ditëlindjes së vajzës më të vogël Chicago në mes të janarit.

Në një seri postimesh të fshira që nga java e kaluar, Ye pohoi gjithashtu se Kim Kardashian e akuzoi atë për “goditje” ndaj saj.


You may also like