Kandidati për president të FFK-së, Remzi Ejupi: Futbolli duhet të udhëhiqet nga njerëzit e futbollit, jo nga persona që kanë aktakuza për vepra penale

by admin
Spread the love

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është i ftuar në emisionin “Prime Time” në Kanal 10.

Ejupi që tashmë e ka shpallur kandidaturën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës i ka zbuluar synimet e tij nëse zgjidhet në krye të FFK-së.

“Futbolli duhet të trajtohet nga njerëzit e futbollit. FFK-ja nuk po e bënë një gjë të tillë kur dihet se sa shumë njerëz e kanë shkrirë pasurinë e tyre dhe sot as që kujtohen. Janë krijuar dhe bërë klane në FFK që vetëm përfitojnë dhe nuk japin asgjë për futbollin”, ka deklaruar Remzi Ejupi për Kanal 10.

Ejupi shpreson se do të ketë kritere për kandidim.

“Duhet të ketë kritere për kandidim. Në FFK ka njerëz që kanë drejt vote dhe marrim paga te majme dhe është konflikt interesi që ata që paguhen nga FFK dhe ata të votojnë. Japin edhe shuma të mëdha parash për vota. Unë mbështetem te klubet dhe mendoj se duhet të mbahet një para-kuvend që të bisedojmë dhe pastaj të vendosim së bashku. Ne jemi këtu vetëm për interesin e klubeve”, vlerësoi Remzi Ejupi.

“Klubet do ta udhëheqin futbollin sepse ata investojnë e jo nga njerëz me aktakuza”, theksoi Remzi Ejupi.

“Kryetari aktual (Agim Ademi) ka aktakuzë për vepër penale dhe do të ishte mirë që të merret me çështjet e tij e t’u jepet hapësirë njerëzve që merren ekskluzivisht me futbollin”.

Ejupi në krye të FC Prishtinës është prej vitit 2004.

Nën udhëheqjen e tij, Prishtina ka fituar gjashtë tituj të kampionit, pesë Kupa dhe pesë vjet ka garuar në Evropë. Ai krenohet edhe me disa të arritura të tjera. /Zeri.info

You may also like