Kampionati skocez në Oversport dhe Tibo, të dielën luhet derbi i Edinburgut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E diela do të sjellë në ekranin e Oversport ndeshjet e javës së dytë të kampionatit skocez të futbollit, një event që transmetohet live dhe ekskluzivisht në platformën Tibo.

Derbi i Edinburgut, sfida Hibernian-Hearts do të transmetohet live në Oversport në orën 13:00. Të dyja skuadrat kanë fituar sfidat respektive të javës së parë dhe nesër kërkojnë suksesin e radhës në kampionat.

Dy gjigantët e futbollit skocez, Rangers dhe Celtic kanë fituar 2 ndeshjet respektive që kanë luajtur këtë sezon dhe aktualisht bashkë-kryesojnë kampionatin në kuotën e 6 pikëve. / Oversport.tv

Foto: Hibernian Football Club Twitter

You may also like