“Kam zbuluar një fenomen”, personi që i dhuroi Napolit “Kvaradonën”

by admin
Spread the love

Cristiano Guintoli është arkitekti i Napolit. Drejtori sportiv i kampionëve të Italisë, kryen blerje fantastike prej vitesh.

Largimet e kapitenit Insigne dhe “murit” Koulibaly, shkaktuan pesimizëm verën e kaluar. Por, Giuntoli i kishte idetë e qarta. Njësoj si guximin për t’i zëvendësuar me dy “anonime” dhe nuhatjen për të parë potencial të madh tek ta.

 

Khvara Kvaratskhelia dhe Kim Minjae zbarkuan pa shumë bujë te Napoli. Sot, Spalletti dhe tifozët nuk e imagjinojnë skuadrën e zemrës pa yllin gjeorgjian dhe mbrojtësin e fortë korean.

Rreth 30 mln euro shpenzoi Giuntoli për të dy. 22-vjeçari gjeorgjian, autor i 12 golave dhe po kaq asisteve në sezonin e parë në Serie A, ka filluar të thirret Kvaradona.

Djema, kam zbuluar një fenomen gjeorgjian“, u mburrej Giuntoli në tetorin e vitit 2021 dyshes Koulibaly-Ghoulam, “senatorëve” të Napolit./Super Sport


Top Channel

You may also like