“Kam pasur shumë probleme fizike”, Ermal Fejzullahu tregon momentet e vështira

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër të preferuarit e tregut muzikor shqiptar. Së fundmi, Ermali ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka rrëfyer disa momente të rëndësishme që ka kaluar. Ndër të tjera, foli edhe për luftën me ankthin.

Këngëtari ka pranuar se në fillim i është nevojitur ndihma e psikologut: “Nuk është e lehtë asgjë. Njerëzit shohin këtë ditë ku je, por askush nuk i llogaritë këto 19 vite sa vështirësi ka pasur që të arrish të jesh një artist i rregullt dhe me pas peshë në punën që bën.

Ka pasur momente shumë të vështira, po unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida. Edhe sa më shumë momente të vështira, të bëjnë më të fortë dhe më të përgjegjshëm. Dhe je më i suksesshëm. Në një kohë kam pasur një ngarkesë psikologjike, më është krijuar një lloj ankthi.

“Çrregullim paniku”, ma kanë konstatuar më pas. Kam qenë tek psikologu, psikologu është për njerëzit. Në fillim nuk kam ditur çfarë problemi kam. Kam menduar se kam probleme me mushkëritë. Më dukej sikur më merrej fryma”, u shpreh Ermal Fejzullahu.

You may also like