Kalinic prezantohet te Hajduku: E kisha marrë këtë vendim prej kohësh

by admin
Spread the love

“Është një ditë e madhe për mua, jam krenar që u ktheva tek klubi im dhe në Split. Kisha arritur marrëveshjen që para 10 ditësh dhe që atëherë kam fjetur keq, e kisha mendjen vetëm këtu”, ka thënë Nikola Kalinic gjatë prezantimit të tij tek Hajduku i Splitit.

“Ka kohë që e kisha marrë këtë vendim. Para një viti u takuam në Verona dhe ramë dakord për verën pasardhëse, pastaj menduam që ky ishte momenti i duhur.

Hajduku është shumë mirë edhe pa mua, por shpresoj që më mua të bëhet akoma edhe më mirë”, ka thënë sulmuesi, që pak ditë më parë u largua nga Verona. / Oversport.tv

You may also like