Kacarska: Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite?

by admin
Spread the love

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska është mysafir në ClickPlus në TV21. Duke folur për gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut, ajo ndaloi te rasti i aksidentit tragjik të Llaskarcës. Përmendi se gjykatësi në këtë rast 9 herë ka shkruar urgjenca deri te personi i caktuar që ta kryejë ekspertizën – ta përfundojë punën.

“Sigurisht se ka situata të tilla ku disa raste qëllimisht zvarriten. Nuk mund të arsyetohemi se gjyqësori nuk është i ekipuar mjaftueshëm. Kur kapeni për një punë, të jeni gjykatës, duhet të përkushtoheni maksimalisht. Nuk është e lehtë të jeni në punë çdo ditë, të jeni në seancë gjyqësore 10 orë në ditë. Por, askush me forcë nuk ju detyron. Dashuri ndaj profesionit duhet të keni edhe pse është presion i vështirë. Nuk e di nëse ka ndikim politik apo pazar, kurse publiku thotë ashtu, por edhe vetë gjykatësit kontribuojnë për këto situata. Unë shumë herë ju kam thanë, si mundet një lëndë për aksidentin në Llaskarcë ku ka viktima, dhe ato familje presin drejtësi, ajo procedurë të zgjasë me vite. Dëgjoj nëpërmjet mediave arsyetime, për mu kjo nuk vlen, nuk do ta bëja këtë. Gjykatësi në atë rast 9 herë ka shkruar urgjenca deri te personi i ekspertizës që ta përfundojë ekspertizën. Të kujt janë ato 9 urgjenca? Ju keni mjet të fuqishëm në duar, e keni ligjin për procedurë penale, për mosveprimin e personave të ekspertizës ka dënime. Unë kisha lëndën “Treqind”, ku dënova personin e ekspertizës për mosveprim me 1000 euro, kurse personin juridik e dënova me 2000 euro. Mos vallë gjykatësi duhet ta lusë personin e ekspertizës që ta kryejë punën? Nuk pajtohem me këtë”, tha mes tjerash Kacarska.

You may also like