Ka tentuar të marrë një kredi të shpejtë me letërnjoftim të dikujt tjetër

by admin
Spread the love

Më datë 02.11.2023 rreth orës 09:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çair kanë privuar nga liria H.Z.(45) nga fshati Krushopek, Shkup.
Ai dyshohet se ka marrë letërnjoftimin e një personi nga fshati i Shkupit dhe ka tentuar të marrë kredi në një filial të një kompanie financiare në zonën e Butelit, duke pretenduar se është personi, por punonjësit kanë vërejtur se ai ishte paraqitur në mënyrë të rreme.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës.

MARKETING



You may also like