Ka shkëlqyer me Barcelonën e Milanin, ish-ylli brazilian i futbollit nis karrierën në… pasarelë

by admin
Spread the love

Ka shkëlqyer në fushën e blertë me klube të mëdha europiane (PSG, Barcelona, Milan) dhe kombëtaren e Brazilit, por pas “pensionimit” nuk ka ngurruar ta tregojë talentin e tij edhe jashtë sportit. Përveç karrierës së shkëlqyer në futboll, Ronaldinjo po eksperimenton edhe në një fushë krejtësisht të re, në atë të modelingut.

Së fundmi, ai u shfaq në një nga pasarelat më të rëndësishme në botë, në Javën e Modës në Paris, ku sfiloi si model i “Kidsuper”, një markë veshjesh urbane me bazë në Bruklin, në pronësi të stilistit Kolm Dillane.

Braziliani ecte i sigurt, duke treguar buzëqeshjen e tij karakteristike, me një pellush ngjyrë rëre, një bluzë shumëngjyrëshe të printuar me imazhin e tij, syze dhe kapelë, si dhe xhinse blu të lehta dhe atlete në të njëjtin ton.

1

Gjatë gjithë karrierës së tij Ronaldinho ka fituar shuma të mëdha parash përmes sponsorizimeve, duke qenë imazh i markave si Nike, Pepsi, Coca-Cola, EA Sports dhe Danone, deri në atë pikë sa në vitin 2006 u bë një nga sportistët më të paguar në botë, me të ardhura mbi 19 milionë dollarë nga sponsorizimet.

2

PANORAMASPORT.AL

You may also like