Ka filluar aplikimi për shtesa financiare për kultivuesit e drithrave

by admin
Spread the love




Nga sot e deri më 31 tetor, të gjithë fermerët të cilët në vitin prodhues 2021/2022 kishin mbjellë dhe korrur sipërfaqe me grurë, elb, thekër, tërshërë dhe luledielli në një sipërfaqe prej më shumë se një hektar, të cilët e shitën prodhimin e realizuar dhe që kanë arritur një rendiment prej të paktën 4 000 kilogramë për hektar, 3 000 kilogramë elb, thekër dhe tërshërë dhe 1 500 kilogramë luledielli, do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare shtesë.

Siç njofton Agjencia e Pagesave, shuma e mbështetjes shtesë financiare është 5760 denarë për hektar.

“Të gjithë fermerët që i plotësojnë kushtet për të marrë këtë mbështetje do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike dhe në kërkesë duhet të bashkëngjitni një certifikatë të prodhimit të dorëzuar, të lëshuar nga një objekt i regjistruar përpunues. Ata fermerë që nuk mund të aplikojnë vetë në mënyrë elektronike për të marrë mbështetje financiare, do të mund të drejtohen për ndihmë në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë”, bën të ditur Agjencia.


You may also like