Ka festë në Shtëpinë e Bardhë, hapen dyert për dasmën e 19-të në historinë e saj! – Shqip

by admin
Spread the love

Dasma e 19-të në historinë e saj do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë të shtunën e ardhshme. Naomi Biden, mbesa më e madhe e presidentit Joe Biden dhe Peter Neal do të zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre në “Lëndinën Jugore” të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo do të jetë martesa e parë e një mbese të një presidenti, sipas Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë.

Naomi, më e madhja nga pesë fëmijët e Hunter Biden, është avokate. Nëna e saj është Kathleen Boule, gruaja e parë e Hunter. Neil së fundmi u diplomua në shkollën juridike të Universitetit të Pensilvanisë. Çifti banon në Uashington. Ata u takuan në Nju Jork në një takim me një mik të përbashkët rreth katër vjet më parë dhe që atëherë janë bashkë, sipas zyrës së Zonjës së Parë.

Dasma e fundit në Shtëpinë e Bardhë, ku përfshihej një anëtar i familjes presidenciale ishte në qershor 1971 kur Tricia Nixon u martua me Edwars Cox në Kopshtin e Trëndafilave me 400 të ftuar.

You may also like