“Juvja bën presion ndaj nesh dhe Milanit”, mesfushori i Interit: Duam yllin e dytë, jemi më të pjekur se vitin e kaluar

by admin
Spread the love

Mesfushori i Interit, Henrik Mkhitarian, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka folur për titullin në Itali. Ai foli për Milanin dhe Juven si dhe forcën e zikaltërve.

Miki, a nuk është kjo një lojë shahu mes jush dhe Juves?

“Janë 20 ndeshje, por është një garë në faza në të cilën luajmë gjithmonë kundër ekipeve të ndryshme, jo vetëm kundër Juventusit. Këtu qëndron dallimi, në konsistencën në çdo ndeshje javë pas jave. Objektivi për ne është i qartë, që nga fillimi duam yllin e dytë.”

A nuk mendoni se Juve po fshihet pak kur thonë se synojnë vendin e katërt?

“Është një strategji, ata duan të bëjnë presion ndaj nesh dhe Milanit, por edhe ata synojnë titullin. Të gjithë luajnë lojën e tyre dhe do të shohim në fund…”.

Ku ndiheni më të fortë?

“Edhe pse kemi ndryshuar shumë, ndjej të njëjtën klimë pozitive në dhomën e zhveshjes dhe të njëjtin mentalitet fitues. Forca e Interit qëndron në themelet e tij të forta. Në të vërtetë, krahasuar me sezonin e kaluar, jemi pjekur më shumë, e kuptova se çfarë mungonte për të qenë një skuadër vërtetë e madhe. Pak qetësi dhe eksperiencë e duhur që e arrini vetëm me ndeshje të caktuara.”

PANORAMASPORT.AL

You may also like