Juventusi ia pret shkurt Dybala: Rinovo, ose largohu! Ka një afat përfundimtar

by admin
Spread the love

Juventusi vendos kushte për Paulo Dybala, rinovo ose largohu. Ky është kërcënimi i bardhezinjve për sulmuesin argjentinas.

Mediat italiane bëjnë me dije se klubi torinez ka vendosur të zgjidhë shpejt dy çështjet më të nxehta: Rinovimin e Dybala dhe situatën me Matthijs De Ligt.

Për argjentinasin, kushti është që të vendosë deri në fund të këtij muaji. Juventusi ka vendosur një tavan për rrogën, që nuk mund të tejkalojë kurrsesi atë të Vlahovic: 7 milionë euro.

Klubi pranon të negociohet çdo bonus i mundshëm, por jo paga bazë. Sulmuesit i mbetet veçse të pranojë dhe të negociojë, ose të shohë për një tjetër destinacion.

Megjithatë, bëhet me dije se Dybala ka dërguar agjentin e tij që të negociojë, edhe pse dukshëm kërkesat e tij janë më të larta sesa kjo pagë prej 7 milionësh.

Në lidhje me pagën e lartë, Juventus është gati që të shesë edhe De Ligt, për shkak se përfiton 8 milionë neto dhe katër bonuse.

Lojtari më i paguar në ekip është piketuar nga Barcelona dhe Chelsea. Juventus do ishte gati ta shiste menjëherë, për të shkurtuar listën e shpenzimeve për paga. / oversport.tv

You may also like