Juventus në kaos – Shqip

by admin
Spread the love

Fitorja në Kupën e Italisë kundër Lazio-s ka lejuar Juventus-in dhe trajnerin e saj, Massimiliano Allegri, të marrin pak ajër.

Bardhezinjtë kanë marrë një fitore të çmuar, që mund ta bëjë më interesant fundin e sezonit, duke lejuar Vlahovic me shokë të fitojnë një trofe.

Megjithatë, Juventus duhet të kthehet të bëjë pikë edhe në kampionat, për të blinduar vendin në Champions.

Mark Iuliano, ish-mbrojtësi i Juventus-it, ka folur për bardhezinjtë dhe ka bërë një analizë të situatës:

“Juventus ka shkuar përtej mundësive të saj për dia muaj, më pas ka pasur këtë rënie, por mendoj se ka qenë zghgënjyese në aspektin fizik dhe mendor”, ka thënë Iuliano në një intervistë për TcPlay.

“Edhe para ndeshjes së famshme të Empoli-t, unë kisha vënë re një lodhje psikologjike.

“Locatelli, për shembull, nuk di çfarë të bëjë me topin, fshihet gjithmonë dhe duket se nuk do të marrë përgjegjësi. Te ky Juventus ka një problem të madh presonaliteti dhe mendësie”.

You may also like