Juventus mposht Realin në miqësore, shënon edhe sulmuesi i afruar në këtë merkato

by admin
Spread the love

Juventus mposhti Real Madrid në miqësoren e zhvilluar në Amerikë, aty ku dy skuadrat zhvilluan fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.

Bardhezinjtë u shfaqën më kërkues në fushë dhe në fakt u shpërblyen me gol kur ende nuk ishte luajtur një minutë e plotë. Luka Modric gaboi në pasim me topin që u rikuperua nga Alex Sandro.

McKennie ai që tentoi portën e Thibaut Courtois, por u ndal nga shtylla. Megjithatë, topi u kthye te Moise Kean me sulmuesin që nuk e pati të vështirë të realizonte me portën e boshatisur. Spanjollët provuan të reagonin, por ishte Juventus që gjeti sërish rrugën e rrjetës. Këtë herë nga një kombinim amerikan duke qenë se McKennie “ftoi” në aksioni Timothy Weah.

Sulmuesi i afruar te italianët në këtë dritare të merkatos, ishte i lirë brenda zone dhe e dërgoi topin në cepin e portës pa i lënë mundësi reagimi portierit Courtois. Gjithsesi, Real shkurtoi shifrat në pjesën e parë teksa në të 38-tën, Vinicius Junior shfrytëzoi më së miri një pasim të Toni Kroos dhe falë shpejtësisë së tij mposhti portierin Szczęsny.

Me shifrat 2-1 përfunduan 45-minutat e para, ndërsa në fraksionin e dytë zëvendësimet e shumta bënë që ritmi të ulej ndërsa Juventus gjeti vetëm në minutën e 95-të golin e tretë me anë të Dusan Vlahovic.

Me Realin e hedhur para në kërkim të golit të barazimit, serbi nuk e pati të vështirë të shënonte në kundërsulm pas një asisti të të riut, Soule. Ndërkaq, për të dyja skuadrat kjo ishte ndeshja e fundit në tokën amerikane teksa si Reali ashtu edhe Juventus tashmë bëhen gati për kampionatet respektive./ Super Sport


Top Channel

You may also like