“Juve vjet më mirë”, djali i Andrea Pirlos nxit debate dhe bën prapaktheu

by admin
Spread the love

Nicolo Pirlo, djali Andrea Pirlo që drejtoi sezonin e shkuar Juventusin, ka trazuar ujërat dhe më pas ka bërë prapaktheu.

Në Twitter Nicolo theksonte se bardhezinjtë ishin më lart me babanë e tij në stol: “Fakti është se Juventusi i vitit të kaluar ishte shumë më i mirë. A gaboj edhe për këtë?”.

Nuk ka vonuar reagimi i tij, duke u munduar t’i japë tjetër rrjedhë diskutimit: “Megjithatë mos i keqinterpretoni fjalët, i referohem mënyrës së lojës dhe asgjëje tjetër.

Juve këtë vit është një ekip i madh, respekt për trajnerin dhe për futbollistët”. Juventusi këtë sezon pozicionohet në vendin e katërt dhe synimi është të mos e lëshojë këtë vend deri në fund. / oversport.tv

Foto: Juventus.com

You may also like