Juric: Interi? Vështirë për ta përtypur, Berisha titullar në portë

by admin
Spread the love

Nuk ka ikur akoma inati për penalltinë që nuk u dha në sfidën kundër Interit, por trajneri i Torinos Ivan Juric kërkon të harrojë atë episod dhe të rikthehet tek fitorja në sfidën e nesërme kundër Genoas. Trajneri konfirmon Berishën në portë edhe për këtë takim.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Genoa ka ndryshuar shumë që nga janari dhe po marrin shumë barazime. Do të jetë e vështirë. Luajtëm shumë mirë kundër Interit, na u deshën disa ditë që të hiqnim nga mendja faktin që nuk fituam. Ishte shumë e rëndë.

Kjo skuadër nuk ka fjetur kurrë. Mungon edhe pak nga shpëtimi dhe kemi nevojë për pikë. Kemi bërë paraqitje të mira në fushë, pavarësisht rezultateve. Berisha do të luajë që nga minuta e parë në portë nesër”, ka thënë mes të tjerash Juric. / Oversport.tv

You may also like