Ju prezantojmë me Mr & Mrs Prelvukaj

by admin
Spread the love

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë zgjedhur ditën e sotme për të ndarë me publikun lajmin se ata që prej vitit 2019 janë zyrtarisht të martuar. Çifti ka publikuar dy foto të veshur nuse e dhëndër e duke pozuar në natyrë. Eni duket plot sharm me fustanin e bardhë, me mëngët e fryra dhe shpinën e hapur teksa ka zgjedhur një model të thjeshtë për flokët e saj të gjatë bjondë. Ndërsa Genci shfaqet elegant me kostumin e zi teksa pozon me dorën rreth belit të Enit.

“Mr & Mrs Prelvukaj

Të martuar që prej 2019-ës”, shkruan çifti.

You may also like