Ju ishit dhe jeni heronjtë e mi – Shqip

by admin
Spread the love

8:34 | 27 Shkurt 2022

Së fundi Ukraina është duke u përballur me një luftë nga agresioni rus.

E në mesin e kësaj lufte, vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitscho janë duke u përkrahur nga mbarë bota, transmeton lajmi.net.

Ata kanë vendosur t’i kapin armët dhe ta luftojnë agresionin rus, i cili po mundohet ta pushtojë shtetin e Ukrainës.

Kjo gjë po i bën ata të dallohen dhe të lavdërohen për trimërinë e tyre.

Ish-kampionët e botës janë të gatshëm për të luftuar në kryeqytetin, Kiev, teksa rusët janë afruar tej mase vendndodhjes së tyre.

Së fundi në mbështetje të ukrainasve, e në veçanti të vëllezërve Klitschko ka dalë aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger.

Përmes një postimi në twitter ai ka treguar mbështetjen e tij, ku edhe i ka cilësuar si heronjë të momentit./Shqip/

You may also like