Jose Mourinho jep një përgjigje brilante kur pyetet për trajnerët që festojnë pas fitores

by admin
Spread the love

Jose Mourinho u përgjigj me linjën e tij ‘Preferoj që të mos flas’ kur u pyet për debatin që po bëhet rreth trajnerëve që festojnë pas fitores së ekipit të tyre.

Më herët gjatë këtij muaji, Mikel Arteta u kritikua për festën e tepruar pas fitores së Arsenalit me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit, pas vrapimit që bëri kur “Topçinjtë” shënuan gol.

Spanjolli e shijoi aq shumë momentin kur gjyqtari dha fishkëllimën e fundit sa që në festën e fitores bashkë me të u përfshinë edhe fotografi i klubit si dhe një tifoz i madh i klubit Stuart MacFarlane.

“Personalisht, më pëlqeu. Sjell një pasion dhe një emocion ndaj futbollit kur bëhet në mënyrë natyrale dhe unike”, ka thënë Gary Neville duke i dalur në mbrojtje Artetas.

Mbi këtë temë nuk kishte si mos të reagonte edhe Jose Mourinho, i cili ndër vite është bërë i njohur për festimet e tij kontroverse, ku bien në sy ato ndaj Tottenhamit në 2017 në “Old Trafford” dhe ndaj Juventusit në 2018.

“The Special One” postoi në rrjetin e tij social Instagram nëntë fotografi të tij duke festuar fitoret dhe ato i shoqëroi me mbishkrimin: Çfarë mendoj për trajnerët që festojnë pas fitores?

Preferoj që të mos flas.

 

 
 

 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Pas festimit që kishte bërë ndaj Juventusit, tifozët e “Zonjës së Vjetër” e ofenduan atë dhe familjen e tij.

“Unë jam profesionist, ata më ofenduan për 90 minuta. Mua, familjen time dhe familjen time të tifozëve të Interit”, kishte thënë Mourinho për Sky Italia.

You may also like