Josa: Na kushtoi tensioni i minutave të fundit, duhen menaxhuar më mirë disa situata

by admin
Spread the love

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” pas barazimit 2-2 përballë Erzenit.

“Në pjesën e parë nuk ishim shumë mirë në sulm, me futjen e Aralicës kishim më shumë rrjedhshmëri. Arritëm të shënonim 2 gola. Por tensionimi në minutat e fundit na kushtoi. Duhet të rreshtoheshim më mirë në ato minuta të fundit. ndeshja mund të mbyllej shumë mirë 2-1. Nuk kemi çfarë të themi. Këto gjëra ndodhin në fund, njëherë merr rezultat, njëherë e humb. Nuk ishte problem fizik, por një tensionim i minutave të fundit. duhet të kishim mbyllur ndeshjen më shpejt.

Stabiliteti i skuadrës? Na janë rikthyer disa lojtarë nga dëmtimet. Edhe ata që vijnë kanë një ritëm tjetër. Jonuzi bëri shumë mirë, Boshnjaku mund të jepte më shumë, por nuk i vë faj. Në ndeshjet e tjera do të tregojmë më shumë stabilitet, sepse lojtarët do të kapin formën më të mirë.

Vllaznia për titull? Pretendimet duhet ti rrisim ne me nivelin e lojës. Nuk ka më faktor fushë. Erzeni ishte një sfidë e vështirë, sepse ata kanë treguar javë pas jave rritjen e tyre. Siç luajtëm sot, do të luftojmë edhe në ndeshjet e ardhshme. Duhen menaxhuar më mirë situata të veçanta të lojës. Titulli vjen duke marrë tre pikët. Latifi? Nuk e llogaris për këto ndeshjet e radhës (të nëntorit)”, ka thënë Josa. / Oversport.tv

You may also like