Josa: Na duhet vazhdimësi, lojtarët e grumbulluar të tregojnë veten me kombëtaren

by admin
Spread the love

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Bylisit, që do të luhet nesër në orën 17:45 në “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Ndeshja e kundër Bylisit- Unë do të shoh lojtarët e mi që kam. Nuk e shoh si pikë kthese këtë ndeshje, por si pikë vazhdimësie. Kampionati do të ketë oshilacione. Ne kemi bërë mirë në një ndeshje, por kemi qenë shumë poshtë në tjetrën. Luajmë kundër një skuadre shumë solide. Gjërat nuk merren të sigurta nga fillimi. Unë jam optimist për mënyrën se si lojtarët janë futur në lojë me Laçin, Durrësin apo me Partizanin, pavarësisht se humbëm.

Vazhdimësia– Nuk ka vazhdimësi sepse duhet të rritemi psikologjikisht. Ky është problemi i Vllaznisë. Ne nuk duhet të shohim luajmë jashtë apo brenda. Ne do të bëjmë të njëjtin futboll. Ata lojtarë janë. Ajo mënyrë duhet perfeksionuar. Duhet të jemi pak më të egër. Të luftojmë më shumë.

Ftesat e kombëtares për lojtarët kuqeblu?- Ky është një test që i bëhet lojtarëve. Për mendimin tim të shkojnë futbollistët në një javë në Arabinë Saudite dhe të vijnë, nuk do të na bëjë mirë. Por, duhet të shkojnë për të treguar veten. I uroj suksese!

Një ofertë për pankinën e kombëtares? Unë e kam thënë dhe herë tjetër. Je i nderuar kur je në listën e atyre që FSHF-ja ka në vëzhgim. Unë jam trajner i Vllaznisë. Jam i nderuar që përmendet edhe emri im. Janë gjëra që vendosen nga instanca të tjera. Unë jam i kënaqur këtu me stafin apo njerëzit që më drejtojnë mua”, ka thënë Josa. / Oversport.tv

You may also like