Josa i kënaqur me barazimin: Skuadra luajti futboll, kisha frikë në minutat e fundit

by admin
Spread the love

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport pas barazimit 1-1 në fushën e Laçit.

Nuk mund të thuash se meritonim më shumë. Në pjesën e parë ishte lojë e ekuilibruar. Të dy ekipet donin të kapnin në befasi njëra-tjetrën. Pësuam golin me një pozicion standard. Mund ta kishim evituar. E rëndësishme është se skuadra luajti futboll. E kërkuam golin deri në fund. Pata frikë se mund ta pësonim 5 minutat e fundit.

Në përgjithësi jam i kënaqur për lojën që bëmë, shkoj nga kahu pozitiv. Kemi ndërtuar një skuadër që të gjithë të luajnë futboll. Ja ku e kanë fushën. Le të luajnë. Sot i kemi futur gjithë lojtarët në pozicionet e tyre, veç Krujës në qendër të mesit të fushës.

Nuk duhet të përmend mungesat. Skuadra reagoi shumë mirë pas humbjes që bëmë në ndeshjen e shkuar. Vllaznia po lufton në të dyja kompeticionet. Me Vlorën s’kishim ndeshje të lehtë”, tha Josa. / Oversport.tv

You may also like