Jorginho zbulon çfarë i tha Salah përpara penalltisë kundër Liverpool

by admin
Spread the love

Liverpool mposhti Chelsea në Carabao Cup pas 11-metërshave ku Kepa shpërdoroi finalen e fundit për “Blutë e Londrës”. Megjithatë ajo që ra më shumë në sy ishte momenti kur Mohamed Salah i tha diçka Jorginhos përpara se të ekzekutonte 11-metërshin.

Kështu, Italiani Jorginho ka konfirmuar atë që i tha Salah. Ish-playmaker-i i Napolit dhe Verona-s u përball gjatë rrugës së tij me Momo Salah ndërsa po ecte drejt zonës dhe sulmuesi egjiptian i tha atij ‘mos kërce’ duke iu referuar teknikës së tij të famshme të penalltisë.

Videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe Jorginho ka konfirmuar atë që i ka thënë Salah me një histori të publikuar në Instagram.

Jorginho ka humbur tre goditjet e fundit të penalltisë radhazi për Italinë, përfshirë dy kundër Zvicrës në grupin kualifikues të Kupës së Botës. 30-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 33 ndeshje me Chelsean këtë sezon. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

You may also like