Jo vetëm Mile Svilar, Roma shkon sërish për pazar te Benfica

by admin
Spread the love

Roma vazhdon të mbajë sytë nga tregu portugez. Pas Mile Svilar, Tiago Pinto ka nisur negociatat për të afruar një tjetër lojtar nga Benfica. Këtë herë bëhet fjalë për talentin Gonçalo Ramos.

I lindur në vitin 2001, Ramos konsiderohet perfekt për skemat e Mourinhos. Sulmuesi është duke zhvilluar një sezon të mirë dhe i ka rënë në sy edhe shumë klubeve të tjera europiane.

Megjithatë, duke marrë parasysh raportet e mira që Pinto ka me Benficën, Ramos mund të veshë fanellën e Romës në sezonin tjetër. Sipas asaj që raporton “Record” edhe sulmuesi është i hapur për një mundësi te Roma, pasi ai dëshiron të luajë në Serie A. /oversport.tv

Foto: Sport Lisboa e Benfica, Facebook

You may also like