Jo vetëm Barcelona pas Van de Beek, “tulipani’ ndiqet nga Eintracht Frankfurt e Girona

by admin
Spread the love

“Fantazisti” holandez, Donny van de Beek u transferua me shumë bujë, gjatë verës së vitti 2019, nga “Harkëtarët” e Ajax, drejt “Djajve të Kuq” të Manchester United, me këta të fundit, që derdhën plot 39 milionë euro, në arkat e “gjigantëve” holandezë, mirëpo gjithçka shkoi ters për të, në Premier League.

Mirëpo, edhe pse tashmë ka hyrë në sezonin e tij të katërt dhe në stol është ish-tekniku i tij, Erik ten Hag, sërish “tulipani” i mesfushës nuk po arrin të tregojë cilësitë e tij, në fushën e blertë, teksa ka arritur të luajë vetëm pak minuta, në dy ndeshje këtë sezon, një në Premier League e një në EFL Cup e për këtë aryse e ardhmja e holandezit shihet larg “Old Trafford”,

“Fantazisti” 26-vjeçar është në “radarët” e “katalanasve” të Barcelona dhe jo vetëm, pasi për holandezin e mesfushës interesohen gjithashtu edhe “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, si dhe “surpriza” e këtij sezoni, në La Liga, Girona, ekipe të cilat ndryshe nga “blaugranat” mund t’i ofrojnë ish-“yllit” të Ajax, pozicionin e titullarit. /i.m /abcnews.al

You may also like