Jo si Hakimi dhe Lukaku, Lautaro i dashuruar me Interin dhe Milanon

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez po kalon një moment të artë me Interin dhe në kampin zikaltër të gjithë janë të lumtur për një fakt të tillë. Argjentinasi ka thyer shifrat rekord të paraqitjeve të tij në Serie A dhe kjo po e ndihmon Interin që të qëndrojë në garë për titullin dhe të jetë me sytë nga Kupa e Italisë, me shpresën për një tjetër shpërthim ndaj bardhezinjve si ai në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Milanit, apo paraqitja e fundit ndaj Empolit.

Dybala duket një histori e bukur për Interin, por që në plan të parë do të kërkojë të sakrifikohet pikërisht argjentinasi tjetër, Martinez. Mirëpo, sipas “Gazetta Dello Sport”, nuk është e sigurt që do të ndodhë ekzaktësisht kështu.

“El Toro: është një lojtar i synuar nga shumë klube europiane dhe cilado ofertë shumë interesante do të bënte drejtuesit e Interit që të mendohen dy herë, por prestigjiozja italiane garanton se situata e Lautaros nuk është e ngjashme me atë të Hakimi dhe Lukaku.

Anësori u shit nga klubi për nevoja imediate për të përmirësuar bilancin dhe kjo situatë alarmante nuk është për momentin në llogaritë e zikaltërve. Së dyti, argjentinasi nuk duket as në situatën e Lukakut, i cili kërkoi largimin te Chelsea. Kjo, e deklaruar shpesh prej tij.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe familja e tij është stabilizuar tashmë në Milano, mes jetës në qytet, modës dhe preferencave të bashkëshortes Agustina. 23 gola deri më tani këtë sezon janë shifra që tregojnë rritjen dhe maturinë e argjentinasit në fushë, por pesha e tij vihet re edhe në dhomat e zhveshjes në momentet delikate. Kështu që, e ardhmja e Lautaros shihet e lidhur me Interin. Të paktën, për momentin. / oversport.tv

You may also like