JLo tregon si i propozoi për herë të dytë Ben Affleck

by admin
Spread the love

Pas 20 vitesh të ndarë dhe kur nuk mendonin se jeta do t’i bënte më ndonjëherë bashkë, JLo dhe Ben Affleck rinisën romancën e tyre që kësaj here po lulëzon më shumë se kurrë.

Ata janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndihen shumë të dashuruar ndaj Ben Affleck mendoi t’i propozojë edhe njëherë partneres, kur ajo s’e priste fare.

Ndryshe nga herën e parë, kësaj here propozimi ishte fare i thjeshtë dhe pa asnjë mundim. Por Jennifer Lopez e cilëson si gjënë më romantike në botë. Ndodhi një të shtunë mbrëma teksa të dy rrinin së bashku në shtëpi dhe këngëtarja po relaksohej në vaskë.

“Të shtunën në mbrëmje, në vendin tim më të preferuar (vaska), dashuria ime e bukur u ul në gjunjë dhe më propozoi. Për mua ishte tërësisht e papritur dhe thjesht e pashë në sy, buzëqesha dhe nisa të qaj duke menduar në kokën time sesi pas 20 vitesh, kjo po ndodhte sërish. Nuk i ktheva përgjigje fare, por ai e kuptoi dhe tha: “Ta marr si ‘Po’”? Patjetër që ishte një po!

Isha kaq e lumtur sa lotët më rridhnin në faqe. Nuk kishte asgjë luksoze tek ai propozim, por ishte gjëja më romantike që mund të imagjinoja ndonjëherë. Ishte një mbrëmje e qetë e një të shtune në shtëpi, kur dy njerëz premtuan se do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz me shumë fat, që i erdhi një shans i dytë për të përjetuar dashurinë e vërtetë!”- tregoi ajo e emocionuar.


You may also like