Jeta dhe veprimtaria e mësuesit të madh Qemal Halilit

by admin
Spread the love

“Jeta dhe veprimtaria e profesor Qemal Halilit është një shembull i ndritur, që na provon qartë se çfarë mund të arrijë njeriu kur është i përkushtuar ndaj detyrës që t’i shërbejë atdheut dhe idealeve të larta të zhvillimit dhe të përparimit të popullit të vet.

Shpirti i tij liridashës, vullneti i tij i hekurt, karakteri i fortë, orientimi i qartë në momentet më të vështira që kalonte vendi dhe arsimi ynë, qenë shtysat që nxitën profesor Qemal Halili në angazhimin e tij të pandërprerë në dobi të shkollës, të mësimit dhe të edukimit të brezave të rinjë . Ai ishte, do mbetet përgjithmonë një shembulli tipik i “Mësuesit të Popullit”.

Të kujtojmë se veprimtaria e profesor Qemal Halili ishte një mundësi, ishte një shembull, ishte një ndihmë në disa fusha në arsimit kombëtar!

Disa nga veprimtaritë e profesor Qemal Halili:

-Ishte njohës i mendimit më të përparuar pedagogjik, reformator në arsimin shqip në Maqedoninë Shqiptare, poet, autor tekstesh historike dhe arsimore!
-Ishte nismëtar i organizimit të veprimtarisë së mësuesve, promotor i dijes dhe i aktiviteteve konkrete!
-Ishte njeri shumë i përkushtuar, shumë aktiv, pastaj shumë kërkues ndaj vetes dhe ndaj punëtorëve arsimor!
-Kishte një kuptimi reflektues në kulturë dhe në shkencë; ishte studiues i pasionuar
Këto cilësi jo vetëm i përvetësoi, por edhe i zbatoi me përpikmëri në veprimtarinë e tij mësimore, e aq më tepër diti të organizojë punën në atë mënyrë, që mësuesët e shkollës ku punoi të ishin në ballë të kërkesave që shtronte zhvillimi i arsimit kombëtar.
E nderuar ishte dhe do të jetë përgjithmonë vepra e mësuesit të madh, Qemal Halili nga Poroj i Tetovës!

Profesor Qemal Halili ishte bashkëpunëtorë i ngushtë i revistave: Shqiptarja për fëmijë, Shqiptarja Pedagogjike, ishte edhe bashkëpunëtor dhe ideator i portalit, Maqedonia Shqiptare!

Ndërroi jetë më 6 tetor 2021 në fshatin e tij që shumë e deshti, në Poroj të Tetovës.

Shefqet MANI

You may also like