JERUSALEM – Netanyahu përjashton kthimin e Autoritetit Palestinez në Gaza

by admin
Spread the love

JERUSALEM, 12 nëntor /ATSH-TPS/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përjashtoi mundësinë e kthimit të Autoritetit Palestinez në Gaza pas luftës.

Duke folur me gazetarët në Jerusalem, dje në mbrëmje, i pyetur në lidhje me mundësinë e administrimit të Rripit nga ana e Autoritetit Palestinez, Netanyahu tha se “e përsëris, kontroll total i sigurisë me aftësinë për të hyrë sa herë që dëshirojmë për të eliminuar  terroristët që mund të rishfaqen”.

”Pa marrë parasysh çfarë, nuk do të ketë Hamas… Nuk do të ketë një autoritet civil që edukon fëmijët të urrejnë shtetin e Izraelit, të vrasin izraelitët, të eliminojnë shtetin e Izraelit… Nuk mund të ketë një autoritet atje, udhëheqësi i të cilit nuk e dënoi këtë masakër të tmerrshme edhe më shumë se 30 ditë më vonë”, theksoi ai.

Hamasi i mbështetur nga Irani kapi me dhunë kontrollin e Rripit të Gazës në vitin 2007.

Anëtarët e rivalit Fatah, krahu politik i Autoritetit Palestinez, në Gaza u vranë, u burgosën ose u dëbuan./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like