Jennifer Lopez përlotet gjatë fjalimit emocional në “MTV Movie & TV Awards 2022” pas pranimit të çmimit të gjeneratës

by admin
Spread the love

Jennifer Lopez është zyrtarisht një fituese e çmimit të gjeneratës.

Gjatë ndarjes së çmimeve MTV Film & TV të së dielës, ylli 52-vjeçar u nderua me “Generation Award” (çmimi i gjeneratës i cili nderon aktorët, kontributet e larmishme të të cilëve si në film ashtu edhe në televizion i kanë kthyer ata në emra të njohur.

Aktorja dhe këngëtarja e filloi fjalimin e saj të pranimit të çmimit duke iu referuar roleve kryesore të filmave të saj më të mëdhenj.

“Unë i shikoj ata filma dhe shoh të gjithë njerëzit e mrekullueshëm me të cilët kam qenë e bekuar të njoh dhe të punoj me ta. Ti je po aq i mirë sa njerëzit me të cilët punon. Dhe nëse je me fat, ata të bëjnë më të mirë. Dhe unë kam qenë shumë me fat në këtë drejtim”, tha Lopez.

Këngëtarja e “Let’s Get Loud” vazhdoi të falënderojë “zhgënjimin dhe dështimin që më mësoi të jem e fortë”, duke shtuar, “dhe fëmijët e mi që më mësuan të dua”, ndërsa ajo u përlot.

Lopez, e cila është nëna e binjakëve 14-vjeçarë Emme dhe Max, më pas mori brohoritje nga publiku ndërsa u bë emocionuese dhe me sy të përlotur.

Ajo gjithashtu falënderoi ekipin e MTV për mbështetjen e saj “ndër vite”.

Duke përfunduar me një mesazh për të fejuarin e saj Ben Affleck, i cili nuk ishte i pranishëm, Lopez tha: “Më prit të ha darkë, do të kthehem në shtëpi në orën shtatë.”

Lopez ka një karrierë filmike që përfshin dekada. Disa nga rolet e saj më të paharrueshme janë si legjenda e muzikës titullare në “Selena’ të vitit 1997, “Hustlers” të 2019- ës , si dhe disa komedi romantike gjatë viteve, duke përfshirë “The Wedding Planner”, “Maid nw Mahhattan dhe së fundmi “Marry Me”.

Në mars, ylli i shumëfishtë pranoi çmimin “Icon” për karrierën e saj muzikore në iHeartRadio Music Awards, ku ajo tha pjesërisht në fjalimin e saj emocionues: “Sapo po filloj”.

Fituesit e mëparshëm tw “Generation Awards” përfshijnë Scarlett Johansson, Dwayne “The Rock” Johnson, Chris Pratt, Will Smith, Reese Witherspoon, Robert Downey, Jr., Mark Wahlberg, Sandra Bullock, Jamie Foxx, Johnny Depp, Ben Stiller, Adam S Mike Myers, Tom Cruise, Jim Carrey dhe e gjithë ekskluziviteti i Fast & Furious.


You may also like