Jennifer Lopez nuk ndalet, mahnit me pozat provokuese në moshën 53 vjeçare

by admin
Spread the love

Jennifer Lopez është bërë imazh i një kompanie të re, në disa fotografi në të cilat është shfaqur ‘më e nxehtë’ se kurrë.

Aktorja 53-vjeçare e “Shotgun Wedding” u pa në një seri fotografish në Instagram për linjën e saj të re të këpucëve me markën “Revolve”, shkruan DailyMail.

Gruaja e Ben Affleckut dukej më se në formë të mirë trupore, ndërsa kishte veshur një triko të zezë dhe një fund të tejdukshëm që i jepte një pamje këmbëve të saj të tonifikuara.

Këpucët ishin të zeza me rripa me lesh sipër që tregonte pedikyrin e saj të lezetshëm ngjyrë rozë. Ato kushtojnë 170 dollarë.

“I dua këpucët! Jennifer Lopez për ‘Revolve’”, shkroi ylli në mbishkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.

Makijazhi i saj ishte i përsosur, i dendur me tone të ngjyrës së trupit, ndërsa flokët e saj ishin lënë të drejta.

Ylli ka punuar për këpucë me ‘DSW’ për disa vite dhe tani duket se ajo ka një bashkëpunim të ri me “Revolve”, një markë me të cilën Kendall Jenner ka punuar në të kaluarën. /Botapress.info/

You may also like