Jeni lodhur nga puna, mos prisni t’ua thotë trupi

by admin
Spread the love

Dita
prej 8 orësh punë u krijua gjatë revolucionit industrial si një përpjekje për
të ulur numrin e orëve të punës manuale që punonjësit ishin të detyruar të
duronin në fabrika. Kjo ishte një qasje më njerëzore ndaj punës në 200 vitet më
parë kësaj, por megjithatë ka fare pak rëndësi për ne sot.

Ashtu
si paraardhësit tanë, nga ne pritet të punojmë me ditë 8-orarëshe, me periudha
të gjata pune dhe me pak ose aspak pushime. Disa persona madje punojnë edhe
përtej orarit të tyre të drekës.

Kjo
qasje antike ndaj punës nuk na ndihmon, por na kufizon.

Mënyra
më e mirë për të strukturuar ditën

Një
studim i kryer së fundmi përdori një aplikacion kompjuterik për të gjurmuar
zakonet e punës të punonjësve. Veçanërisht, aplikacioni mati se sa kohë kalonin
njerëzit duke kryer detyra të caktuara dhe e krahasoi këtë me nivelet e tyre të
produktivitetit.


procesin e matjes së aktivitetit të njerëzve, kërkuesit arritën në një zbulim
mbresëlënës: gjatësia e ditës së punës nuk kishte shumë rëndësi; çfarë kishte
rëndësi ishte mënyra se si njerëzit e strukturorin ditën e tyre. Në veçanti,
njerëzit që ishin të dhënë pas marrjes së pushimeve të shkurtra ishin më
produktivë sesa ata që punonin me orë të gjata.

Ndërprerja
ideale punë-pushim ishte 52 minuta punë, pasuar nga 17 minuta pushim. Njerëzit
që i përmbaheshin kësaj rutine kishin një nivel unik të fokusit në punë. Për
rreth një orë ata ishin të përqendruar në përmbushjen e detyrës. Ata nuk
kontrollonin Facebook shpesh dhe nuk shpërqendroheshin nga email-et.

Kur
ndiheshin të lodhur, pas një ore, ata bënin pushime të shkurtra për të ndarë
veten nga puna. Kjo i ndihmonte ata të riktheheshin të freskët në detyrën që po
përmbushnin për një orë tjetër produktive.

Truri
do një orë punë, 15 minuta pushim

Njerëzit
që kanë zbuluar këtë normë magjike të produktivitetit janë më të suksesshëm se
të tjerët sepse i përshtaten lojës së mendjes: truri zakonisht funksionon me
energji të lartë dhe pasohet nga 15-20 minuta aktivitet i ulët.

Për
shumicën prej nesh, kjo është një periudhë që mund të na lodhë dhe të na çojë
drejt shpërqendrimeve e gabimeve në punë nëse nuk dimë ta përdorim për të bërë
periudhë pushimi.

Mënyra
më e mirë për të kaluar lodhjen dhe shpërqendrimet është të ndërgjegjësoheni
rreth punës suaj. Në vend që të punoni një orë dhe të përpiqeni ta zgjasni këtë
periudhë, atëherë kur fillon t’ju zbehet produktiviteti, bëni një pushim.

Pushimet
janë të lehta për t’u marrë nëse e dini se do t’ju përmirësojnë produktivitetin.
Ne shpesh e lëmë lodhjen të fitojë sepse vazhdojmë të punojë përgjatë saj dhe
marrim pushime që nuk janë të vërteta si kontrollimi i email-it dhe YouTube.

Kontrolloni
ditën tuaj

Dita
e punës prej 8-orësh mund të funksionojë nëse e ndani atë në intervale
strategjike. Sapo të kuptoni se si funksionon energjia juaj natyrale dhe ta
lidhni siç duhet me përpjekjet tuaja, atëherë do të shihni se gjërat po ecin më
mirë për ju. Ja katër këshilla që do t’ju ndihmojnë të gjeni ritmin perfekt.

Ndajeni
ditën në intervale orësh

Ne
zakonisht planifikojmë atë që duhet të arrijmë në fund të ditës, javës apo
muajit, por jemi më joefektiv kur përqendrohemi në atë që duhet të arrijmë
tani.

Për
të arritur ritmin ideal të punës, duhet ta ndani ditën në intervale njëorëshe
për të thjeshtuar detyrat dhe për t’i ndarë ato në pjesë të menaxhueshme. Nëse
doni të jeni sa më konkretë, planifikojeni ditën në intervale 52-minutëshe.

Respektoni
orarin tuaj. Strategjia e intervalit funksionon vetëm për shkak se ne përdorim
nivelet më të larta të energjisë për të arritur një përqendrim maksimal për një
periudhë relativisht të shkurtër. Kur nuk e respektoni orarin tuaj të punës,
sepse merreni me dërgimin e mesazheve, kontrollin e email-eve apo kontrollin e
shpejtë të Facebook, dilni nga qëllimi.

Bëni
një pushim të vërtetë


studimin e mësipërm, u zbulua se punonjësit që merrnin pushime më të shpeshta
se optimalja e një ore ishin më produktivë sesa ata që nuk pushonin fare. Po
kështu, ata që bënin pushime të vërteta si shkëputja nga puna dhe lëvizja nga
karrigia, ishin më produktivë sesa personat që bënin pushime të shkurtra ulur
dhe duke hapur faqe të tjera në internet.


një ditë të zënë mund t’ju duket se pushimet si kontrolli i email-it apo
ndërprerja për të bërë një telefonatë janë të duhura, megjithatë ato nuk janë
dhe juve keni nevojë të pushoni siç duhet.

Mos
prisni që t’ua thotë trupi

Nëse
prisni që të ndiheni të lodhur për të bërë një pushim, është shumë vonë, ju e
keni humbur tashmë produktivitetin. Përmbajuni planit tuaj për t’u siguruar që
do të jeni më të përqendruar gjatë kohës që punoni dhe më të lodhur gjatë
çastit kur merrni pushim. Kini parasysh se është më produktive nëse pushoni për
periudha të shkurtra sesa të punoni derisa të lodheni.

You may also like