Jeni gati për një muaj plot emocione? HOROSKOPI i muajit PRILL 2022

by admin
Spread the love
created by Polish

DASHI

·Hëna e re (1 prill): Freskoni pamjen dhe stilin

·Hëna e plotë (16 prill): Çlirohuni nga marrëdhëniet që s’ju mbështesin

·Eklipsi diellor (30 prill): Financat në rënie, shpenzime të paparashikuara

·Data të tjera kyçe: 4, 14 prill

Ky vazhdon të jetë ende sezoni juaj për të lindurit në shenjën e Dashit. Hëna e re është një ftesë për të freskuar stilin. Moshë e re, model i ri flokësh, stil i ri! Në të njëjtën kohë që po bëni këto përpjekje për të ndryshuar, po irritoheni nga njerëzit që ju rrethojnë, nga komuniteti apo grupet shoqërore. Pse u kushtoni kaq shumë energji njerëzve apo edhe hapësira, dhe për vete nuk bini në sy? Ndërkohë që planeti juaj, Marsi hyn te Peshqit ëndërrimtarë më datë 14, do të kaloni më shumë kohë të vetmuar dhe duke medituar. Në fund të muajit do të jeni më të sigurt se cilët janë miqtë e vërtetë.

Edhe pse hëna e plotë në Peshore do të shkëlqejë fushën e ndjenjave, këtë muaj më shumë marrëdhënie do të mbyllen sesa do të ketë fillime romantike. Do të kaloni më shumë kohë të vetëm dhe më pak me partnerët. Përdoreni këtë kohë për të kuptuar se çfarë doni në të vërtetë. Sezoni i Demit do të nisë më datë 19 prill dhe bashkë me të vjen edhe eklipsi. Financat tuaja do të tronditen dhe pranvera do të mbyllet me shqetësimet për paratë. Jini gati për çdo surprizë përgjatë muajit, sidomos për shpenzimet të paparashikuara.

DEMI

·Hëna e re (1 prill): Pushoni dhe hiqni dorë nga zakonet e këqija

·Hëna e plotë (16 prill): Hiqni dorë nga përgjegjësitë e mëdha

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të papritura identiteti, në pamje ose shëndet

·Data të tjera kyçe: 5, 17, 27 prill

Prilli do të nisë qetësisht për ju. Hëna e re e 1 prillit do t’ju japë ndjesinë se jeni disi të izoluar, por vetmia nuk do të zgjatë shumë. Planeti juaj sundues, Venusi, kalon te Peshqit pasionantë dhe sfera juaj sociale do të shkëlqejë pas datës 5. Edhe pse mbusheni me energji për faktin se e keni agjendën plot dhe vëmendjen nga të gjithë miqtë dhe të afërmit, këto emocione pasohen nga ndryshime të mëdha. Si njerëz me këmbë në tokë që jeni, e keni të vështirë ta menaxhoni gjithë këtë fluks. Ju mbështeteni gjithnjë te njerëzit më të afërt për të kërkuar ndihmë dhe për t’u bërë bisht përgjegjësive, por këtë herë nuk do të gjeni atë hapësirën që doni për të eksploruar veten. Edhe pse këta muajt e fundit duket sikur jeni martuar me “punën”, prilli do të kthejë romancën që dëshironit kaq shumë. Venusi dhe Marsi kalojnë te Peshqit dhe kjo do të thotë se do të njihni njerëz të rinj përmes kolegëve. Takime plot emocione për ata që janë në kërkim të dashurisë. Në sferën e financave, gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Fatura, sigurisht dhe rritja e çmimeve, nafta, të gjitha këto jua kanë zbrazur xhepat. Por, kur Mërkuri, planeti i financave të kalojë në shenjën tuaj më datë 10, gjithçka do të kthehet si më parë. Madje, projektimi i buxhetit do të shndërrohet në diçka argëtuese për ju.

BINJAKËT

·Hëna e re (1 prill): Rifreskoni grupet tuaja sociale dhe marrëdhëniet në komunitet

·Hëna e plotë (16 prill): Zbuloni dëshirat tuaja më të thella në takime dhe marrëdhënie seksuale

·Eklipsi diellor (16 prill): Të papritura që nuk i kontrolloni dot

·Data të tjera kyçe:2, 10, 18, 24, 29 prill

Muaji prill do të nisë si jo më mirë për të lindurit në shenjën e Binjakëve. Një problem i madh në punë do të zgjidhet falë gjenialitetit tuaj. Por roli juaj do të jetë me rëndësi edhe në familje. Muaji do të jetë i mbushur me festa të bukura, ku do të shkoni me dëshirë. Në sferën profesionale punët shkojnë vaj, pasi aty merrni dhe respektin që ju nevojitet aq shumë. Megjithatë, mos mendoni se ky aktivitet është afatgjatë, pasi Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj më datë 10 dhe do t’i trazojë pak ujërat. Përpiquni të gjeni pak qetësi dhe të kaloni kohë me veten, pasi do të zbuloni shumë duke reflektuar. Hëna e plotë në Peshore më datë 16 është një festë për të eksploruar dëshirat tuaja romantike të fshehta. Sigurisht që nëse diskutoni me miqtë/mikeshat problemet seksuale me partnerët, do t’ju duket si tabu, por në fakt ky rrugëtim nuk ka të bëjë me ta, por vetëm me ju. Duhet të jeni më të çlirët. Gjatë viteve të fundit keni punuar fort për të shlyer borxhe, taksa apo kredi. Shumë nga miqtë po ndjekin modelin tuaj financiar. Më datë 29, Plutoni kalon në prapavijë, por ju prapë do të vazhdoni të shtoni të ardhurat tuaja.

GAFORRJA

·Hëna e re (1 prill): Caktoni qëllimet për karrierën dhe imazhin tuaj publik

·Hëna e plotë (16 prill): Sheshoni mëritë që mbani me familjarët

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të mëdha në rrethet tuaja shoqërore

·Data të tjera kyçe: 2, 29 prill

Hëna e re në Dash më datë 1 prill do të nxitë një fillim të ri në karrierë dhe në jetën tuaj publike. Ju jeni nga ata njerëz që udhëhiqni duke dhënë shembullin tuaj. Pak rëndësi ka nëse punoni në një korporatë, keni biznesin tuaj, keni marrë leje lindjeje apo për të udhëtuar, ndryshoni titullin tuaj në imejl që ta marrin vesh të gjithë ndryshimin që ju ndodh. Edhe pse në fushën profesionale punët shkojnë vaj këtë muaj, në familje do ta keni të vështirë. Kulmi i debateve do të jetë 16 prilli. Edhe pse nuk para keni qejf të ndani problemet familjare me miqtë dhe kolegët, nuk është gabim të çliroheni dhe ta hiqni këtë barrë që mbani vetëm për vete. Diçka brenda familjes ju streson. Mund të jenë vjehrrit, një njeri i tretë, që ju ushtron më shumë presion në lidhjen me partnerët. Edhe pse pasioni ju mungon, ky është një moment i rëndësishëm që të pyesni edhe për nevojat e të tjerëve. Ajo çka është juaja është edhe e atyre? Një udhëtim romantik do të zgjidhte shumë probleme në çift. Nëse deri tani keni shmangur borxhet pasi një gabimi profesional, situata do të ndërlikohet më shumë duke ju irrituar. Marsi vihet përballë Saturnit më datë 4. Këshillohuni me një mik që merr vesh nga këto punë apo me një ekonomist që të mos ndodhin më të tilla keqkuptime me pasoja.

LUANI

·Hëna e re (1 prill): Kthejuni sërish aventurave!

·Hëna e plotë (16 prill): Vlerësoni takimet tuaja dhe vendosni përparësi

·Eklipsi diellor (16 prill): Prisni detyra dhe përgjegjësi të papritura

·Data të tjera kyçe:2, 12, 18, 19 prill

Edhe pse muaji i shkëlqimit për ju vjen fiks në stinën tuaj, pra, në verë, sezoni i Dashit është më i miri pas tuajit për ju. Hëna e re më 1 prill ju emocionon për aventurën e radhës. Pjesën më të madhe të muajit do ta kaloni duke marrë vendime për të ndryshuar karrierën, lidhjet tuaja sociale dhe shpirtërore. Presioni i ushtruar është shumë i madh, ndaj duhet të bëni kujdes për trupin dhe mendjen. Ky është momenti i përsosur të ndryshoni rutinën tuaj duke krijuar zakone të reja të shëndetshme që pasqyrojnë stilin tuaj të jetës. Marrëdhëniet tuaja më të mira janë vazhdimisht në proces. Megjithatë, këto kohët e fundit ju ka ardhur në majë të hundës duke menduar se po u përkushtoheni më shumë se ç’duhet. Ju ka sosur durimi duke qenë ju ai që bëni më shumë për një lidhje. Irritimi do të arrijë kulmin kur Marsi dhe Saturni përplasen më datë 4. Pas kësaj date, gjithçka do të jetë më e lehtë. Edhe pse në sy të të tjerëve një marrëdhënie e gjatë me një person është e duhura, ju kërkoni hapësirën tuaj. Nuk jeni nga ata Luanë që mbyllen në kafaz. Reputacioni juaj këtë muaj do të lulëzojë. Jeni të admiruar nga kolegët dhe miqtë. Do t’ju vijnë oferta për të hapur një biznes të ri, për të investuar diku apo një pozicion të ri. Data më e favorshme për sferën profesionale është 12 prilli. Edhe pse disa në dukje alternativa shumë të mira, peshojini mirë para se të firmosni që të zgjidhni të duhurën.

VIRGJËRESHA

·Hëna e re (1 prill): Krijoni bashkëpunime të reja

·Hëna e plotë (16 prill): Mos u shqetësoni për mungesat kur mund të përqafoni bollëkun

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të shoqëruara plot zhurmë në planet tuaja të udhëtimit apo të shkollimit. Një muaj rizgjimi shpirtëror

·Data të tjera kyçe: 2, 10, 18, 24, 29 prill

Edhe pse të gjithë përreth jush po kremtojnë ardhjen e pranverës dhe energjive të reja që sjell ajo, Hëna e re në Dash më datë 1 ju shtyn të përqendroheni më shumë te taksat, borxhet apo kreditë që keni. Marrëdhëniet tuaja të ngushta zakonisht karakterizohen nga gëzimi, por mos u hidhni në krahët e dikujt tjetër pa sistemuar më parë gjëra të lëna pezull. Gjatë gjysmës së dytë të muajit do të vlerësoni qëllimet afatgjata që i keni vënë vetes. Studentëve do t’u jepen disa mundësi shkollimi të paparashikuara. Keni planifikuar një udhëtim, i cili do të ndikojë shumë te ju dhe te rruga që keni zgjedhur. Do të rriteni shumë. Përballuni me frikën që keni dhe mos mbani një barrë që nuk ju duhet në këtë fazë të jetës. I gjithi prilli do të përqendrohet te rritja juaj personale dhe e marrëdhënieve që keni. Pak rëndësi ka nëse jeni në një angazhim afatgjatë apo sapo keni krijuar një lidhje, ju presin aventura romantike, sidomos në datat 12 dhe 27. Vetëm bëni kujdes mos bini kokë e këmbë pas një fantazie në kokën tuaj. Misioni juaj këtë muaj në fushën e financave është të krijoni më shumë siguri dhe të menaxhoni kreditë. Planifikoni një plan të sigurt që e ardhmja të mos jetë kaq e pasigurt. Për të fituar shumë, ndonjëherë edhe duhet investuar shumë. Jini më vizionarë.

PESHORJA

·Hëna e re (1 prill): Lidhje të reja, fillime, angazhime dhe kontrata të reja

·Hëna e plotë (16 prill): Hiqni dorë nga zakonet e pashëndetshme

·Eklipsi diellor (16 prill): Fatura të papritura, dhurata dhe shpenzimet që s’i kishit parashikuar

·Data të tjera kyçe: 5, 17, 27 prill

Jo të gjithë njerëzit që ju rrethojnë ndihen rehat me faktin që ju këto vitet e fundit keni ndryshuar shumë. Marrja e një pozicioni me peshë dhe kjo fazë e re e jetës suaj i bën disa nga miqtë tuaj jo të ngushtë të dyshojnë te ju. Gjatë prillit do ta bëni të qartë rolin që keni në skuadrën që drejtoni. Planeti juaj sundues, Venusi kalon në shenjën e Peshqve dhe ju nxit të angazhoheni më shumë dhe të krijoni një rutinë të shëndetshme. Këtë periudhë, edhe marrëdhëniet tuaja romantike janë në lulëzim e sipër. Bëhuni gati për bashkëpunime emocionuese që do të përmirësojnë cilësinë e jetës suaj. Hëna e re në Dash më datë 1 prill do t’ju shtyjë të hiqni dorë nga disa bashkëpunime që i ruani vetëm për të mos prishur qejf. Të gjithë ju gjykojnë si të ndjeshëm, por këtë muaj duhet të tregoni forcën. Eklipsi diellor më datë 30 trazon financat tuaja, por jo ashtu siç prisni ju. Kreditë apo shpenzimet e paparashikuara duhen shlyer sa më parë. Ju bëni pjesë te shenjat më bujare, por bujaria ndonjëherë ju lë në baltë, sepse të tjerët nuk jua kthejnë me të njëjtën monedhë.

AKREPI

·Hëna e re (1 prill): Do të filloni një punë të re, rifreskoni rutinën tuaj ditore

·Hëna e plotë (16 prill): Hiqni dorë nga çfarë nuk mund të kontrolloni

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të papritura në marrëdhëniet tuaja

·Data të tjera kyçe:4, 14 prill

Ndryshimi do të jetë veçoria kryesore që do të karakterizojë këtë muaj duke nisur që me ardhjen e hënës së re më datë 1. Do të nisni një punë të re, do të krijoni një rutinë të re të shëndetshme që ju shkon më për shtat. Këto ndryshime do t’ju dhembin, sepse po lini pas gjithçka familjare për ju, edhe pse ju kanë lodhur. Kjo është një mënyrë e fuqishme për t’u rritur personalisht dhe profesionalisht. Planeti juaj sundues, Marsi hyn te Peshqit më datë 14. Falë këtij kalimi, gjithë këto shqetësime do t’i shprehni duke vënë në punë krijimtarinë tuaj. Priten takime romantike dhe eksperimente seksuale. Për ju është e vështirë të mos analizoni gjithçka që ndodh, por sa më shumë t’i lini gjërat pa i menduar për kushedi të satën herën, aq më të lumtur do të jeni. Sezoni i Demit nis më datë 19 dhe bashkë me të vjen edhe eklipsi, i cili do të tronditë jetën tuaj sentimentale. Do të habiteni se me kë mund të përfundoni në shtrat këtë muaj romantik, sidomos më datë 30. Askush tjetër s’po gjykon zgjedhjet tuaja, jeni ju duke gjykuar veten. E teksa jeni të zënë duke krijuar, duke kaluar kohë me fëmijët dhe në përpjekje për t’u argëtuar, nuk do ta kuptoni fare se sa para do të shpenzoni. Kur të vijnë faturat në fund të muajit, do të habiteni. Mërkuri do të kalojë në shenjën e Binjakëve më datë 29 dhe do t’ju shtyjë të merrni laps e letër që ta llogarisni më mirë buxhetin financiar.

SHIGJETARI

·Hëna e re (1 prill): Do të nisë një aventurë e re sentimentale ose një bashkëpunim krijues

·Hëna e plotë (16 prill): Socializimi me të tjerët do t’i shtyjë miqtë që ju rrethojnë t’ju shikojnë ndryshe

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të papritura në planin tuaj të punës

·Data të tjera kyçe:12, 27 prill

Në jetën tuaj familjare kanë ndryshuar shumë gjëra që pas fillimit të 2022-it. Ju ka kapur nostalgjia dhe u riktheheni fotove të hershme, do të vendosni të mbillni në kopshtin tuaj, të eksploroni qytetin ku jetoni, pra ju ka kapluar një fantazi romantike për ta kuptuar më mirë jetën që bëni. Do ta keni të vështirë të jeni të kthjellët këtë muaj, sidomos kur Jupiteri të takohet me Neptunin më datë 12. Tani që në jetën tuaj private keni gjetur kënaqësinë që kërkonit, ju lëndojnë vetëm disa miq të këqij dhe një rutinë ditore e papërshtatshme. Pranojini ndryshimet e vogla dhe bëheni ditën tuaj më të bukur. Pak rëndësi ka në jeni të vetmuat apo keni partnerë, hëna e re në Dash më datë 1 sjell fillime të reja. Keni nevojë për dikë që t’u bashkohet aventurave tuaja të çmendura. Ju e gjeni pasionin te pavarësia juaj! Sezoni i Demit nis më datë 19 dhe ndryshe nga herët e tjera, këtë vit sjell eklipsin diellor, ndaj përgatituni për disa ndryshime profesionale. Muaji do të përfundojë me përgjegjësi më të mëdha, por bëni çmos që të kompensoheni për këtë mbingarkesë që po mbani.

BRICJAPI

·Hëna e re (1 prill): Përcaktoni qëllimet për shtëpinë dhe familjen për pjesën tjetër të vitit

·Hëna e plotë (16 prill): Një ndryshim i madh në imazhin tuaj profesional

·Eklipsi diellor (16 prill): Jeta sentimentale do të ketë plot të papritura të bukura

·Data të tjera kyçe:4, 24, 29 prill

Prilli do të jetë muaji kur më në fund do të kuptoni se s’keni pse planifikoni një udhëtim luksoz për të plotësuar boshllëqet tuaja. Gëzimin që ju mungon mund ta gjeni edhe në rrethin e ngushtë shoqëror. Teksa Jupiteri takohet me Neptunin në shenjën e Peshqve më datë 12, ju do të bini në dashuri me gjithçka që shikoni, me kamerierin që ju shërben, me një lule të bukur që shikoni rrugës, me një dyqan që s’e kishit vënë re. Edhe pse imazhi juaj profesional tani duket disi i paqartë, ju do të përkushtoheni me të gjitha energjitë për të krijuar diçka të bukur. Qëllimi juaj më i madh është një shtëpi e rehatshme për ju dhe familjarët. Nëse jeni të martuar dhe prej kohësh po përpiqeni të bëni fëmijë, eklipsi diellor i datës 30 do të sjellë shtatzëni të papritura. Sezoni i Demit në përgjithësi sjell surpriza të bukura, edhe nëse bebet s’janë pjesë e planit. Flirtimet dhe takimet e para për beqarët do të jenë të zjarrta. Tani që jemi drejt fundit të pandemisë, edhe jeta juaj sociale po përmirësohet. Keni filluar të dilni për darka ditëlindjesh, të merrni pjesë në dasma, të dilni natën. Bëni kujdes, sepse më datë 4, Marsi dhe Saturni takohen dhe financat tuaja do të pësojnë ulje. Edhe pse do t’u bëni bisht disa evenimenteve që kërkojnë shpenzime, ju ndiheni më mirë nëse ruani për të ardhmen.

UJORI

·Hëna e re (1 prill): Rifreskoni marrëdhëniet tuaja të ngushta

·Hëna e plotë (16 prill): Ndryshime në shkollim, udhëtime dhe rrugëtimin tuaj shpirtëror

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të papritura në shtëpi ose vështirësi familjare

·Data të tjera kyçe: 4, 24, 29 prill

Kuptojeni se nuk mund t’i ndihmoni të tjerët kur vetë jeni shumë të lodhur. Hëna e re e 1 prillit ju shtyn të vendosni sërish kufij komunikimi me rrethin shoqëror. Nuk ka gjë nëse dilni nga ndonjë grup ku komunikoni të gjithë apo se nuk i merrni vesh të gjitha thashethemet këtë muaj. Këtë periudhë brenda jush po lulëzon vetëvlerësimi, po kuptoni sa peshë keni dhe se duhet t’i mbani larg njerëzit toksikë që ju mbysin me energji negative. Qoftë nëse jeni duke u shpërngulur, duke pritur një fëmijë, duke ndihmuar prindërit në moshë, jeta juaj familjare pëson ndryshime të mëdha me nisjen e sezonit të Demit. Përqendrohuni më shumë te themelet e edukimit tuaj. Keni punuar jashtëzakonisht shumë për të fituar disa të ardhura shtesë këtë vit, ndaj pse të mos i shpenzoni? Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Neptuni janë të gjithë në sferën tuaj financiare këtë muaj, ndaj jeni të hapur ndaj shpenzimeve apo rreziqeve financiare. Këto sfida ju pëlqejnë. Kushtojini pak kohë vetes dhe partnerit duke bërë një masazh apo duke dalë për darkë në datat 12 dhe 27. Nuk ka asgjë më pasionante se këto çaste vetëm për vetëm. Financat tuaja do të lulëzojnë këtë muaj bashkë me vetëvlerësimin. Përdoreni mirë këtë moment për të ndryshuar veshjet, për të blerë diçka më shumë për veten. Ky lumë parash nuk do të zgjatë përgjithmonë, ndaj shijojini duke mos kursyer për ditë të vështira.

PESHQIT

·Hëna e re (1 prill): Caktoni qëllimet tuaja afatgjata në fushën financiare

·Hëna e plotë (16 prill): Pagesat e borxheve dhe zgjerimi i bashkëpunimeve

·Eklipsi diellor (16 prill): Probleme në komunikim, probleme me makinën, një udhëtim i shkurtër me miqtë e ngushtë

·Data të tjera kyçe:5, 12, 14, 27 prill

Këtë muaj do ta keni të pamundur të mos bini në sy, të dashur Peshq! Venusi do të bashkohet me Jupiterin dhe Neptunin më datë 5 dhe ju do të jeni si magnet për të gjithë. Këtë muaj edhe ndryshimet në pamjen e jashtme do të vijnë shumë natyrshëm. Të gjithë do t’ju mbushin me komplimente, edhe nëse jeni të veshur me tuta apo s’keni bërë grim. Përdorini këto ditë për sa zgjasin! Marsi do t’u bashkohet planetëve të tjerë në shenjën tuaj më datë 14 dhe ju do të shkëlqeni edhe më shumë. Po i kushtoni rëndësi kujdesit të vetes dhe palestrës. Mos i dëgjoni ata që ju shajnë nga e gjithë kjo vëmendje që po merrni. Me këtë ndikim të madh mund të ndryshoni gjërat në mjedisin profesional apo në grupin shoqëror. Bindini të tjerët t’i përkushtohen më shumë aktivitetit fizik dhe vetëbesimit. Këtë muaj duhet ta lejoni veten të çlirët, pra pranojini më kollaj marrëdhëniet që po ndërtoni. Nëse jeni të lidhur me dikë, komunikimi është çelësi, sidomos pas datës 19 kur nis edhe sezoni i Demit. Eklipsi diellor i datës 30 do të sjellë debate dhe probleme në komunikim, ndaj disa gjëra sqarojini më herët. Por nga ana tjetër, eklipsi sjell edhe një romancë të papritur me dikë që jeton afër jush ose me një mik të vjetër. Hëna e re më datë 1 dhe hëna e plotë më datë 16 do të ndikojnë në sferën financiare. Këtë muaj do të keni mundësinë e përsosur të planifikoni buxhetin dhe të investoni në vendet e duhura. Ka ardhur momenti që edhe të rrezikoni dhe të shfrytëzoni mundësitë e paparashikuara. Po kultivoni një të ardhme plot bollëk.

You may also like