“Jemi në vendin ku duhet të ishim”, Arteta: Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura

by admin
Spread the love

Ishte nga ato sfida, që zakonisht përcaktojnë fituesit e titullit kampion dhe siç pritej dhuroi spektakël. “Qytetarët” e Manchester City u përballën pasditen e së dielës, me “Topçinjtë” e Arsenal, me sfidën që u mbyll me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, duke lënë gjithçka të hapur deri në fundin e këtij sezoni, në garën për fitimin e Premier League.

Pas “Qytetarëve”, tashmë “Topçinjtë” e Mikel Arteta do të kenë një sfidë të disi të lehtë, ku mbrëmjen e së mërkurës do të përballen në “Emirates” me skuadrën e Luton, ku e vetmja gjë që kërkohet janë tre pikët, të paktën kështu tha vetë tekniku spanjoll në konferencën për shtyp, para sfidës, theksoi se ekipit të tij i duhet të fitojë në të gjitha ndeshjet e mbetura për t’u kurorëzuar kampion.

“Jemi fiks në vendin ku do të donim të ishim në këtë pikë të sezonit, duam ta shfrytëzojmë këtë moment dhe të arrijmë objektivin final. Po punojmë çdo ditë me shumë pasion dhe entuziazëm, e vlerësoj shumë këtë aspekt të skuadrës.

Unë jam shumë i motivuar dhe me energji, kjo është pjesa më e mrekullueshme e sezonit. Fitimi i titullit? Mendoj se skuadrat e tjera janë shumë të forta dhe për të pasur një shans për titullin, do të na duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura”,- u shpreh Arteta. /i.m /abcnews.al

You may also like