Jemi në kontakt me Prishtinën, Beogradin e KFOR-in – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin, si dhe me KFOR-in, për të mësuar se çfarë saktësisht ka ndodhur me rastin e kidnapimit të zyrtarëve policorë kosovarë nga njësitë speciale serbe.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian në një përgjigje për gazetarin e Klankosova.tv, Besart Maloku.

Tutje ai ka përsëritur thirrjen e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që do mund të çonte në tensionim të situatës.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, deklaroi Stano.

Kujtojmë se sot, tre policë të Kosovës janë rrëmbyer në brendësi të territorit të Kosovës nga njësitë speciale të policisë serbe. Beogradi ndërkaq thotë se policët kosovarë janë arrestuar në një fshat të Rashkës, në territor të Serbisë. /Klankosova.tv

You may also like