“Jemi bërë gazi i botës”, Sula dhe Korreshi dalin me vendimin e papritur

by admin
Spread the love

Deputetët Saimir Korreshi dhe Dashamir Sula kërkojnë që Gjykata e Apelit të japë një vendim sa i takon vulës së Partisë Demokratike.

Korrshi tha se të dyja palët po veprojnë me parimin “tërhiqe dhe mos e këput”, ndërsa paralajmëroi se do ushtrojnë presion që çështje të ketë përgjigje.

“Ne do të bëjmë presion për të dhënë një vendim.Demokratët duhet të kenë zgjidhje gjyqësore.Kur nuk ka konsensus mes palëve, duhej një vendim gjykate. Duhet një bashkim mes demokratëve. Kjo punë nuk duhet të ishte në rrugë gjyqësore, pasi demokratët duhet të zgjidhnin problemin. Jemi bërë gazi i botës. Duhet të bëhemi bashkë”, tha ai.

Më herët, deputeti Dashamir Sula ka pohuar se zgjatja e vendimit nga ana e Gjykatës së Apelit e dëmton Partinë Demokratike.

“Zgjatja e vendimit të apelit dëmton PD”, tha Sula.

Ndërsa Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i Komisionit të Rithemelimit është shprehur se vendimi i Gjykatës së Apelit për të pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt është bërë në kundërshtim me ligjin.

You may also like