Jehona e zgjedhjeve deri në ora 17.00 është 44,18% – Shqip

by admin
Spread the love

Jehona në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në ora 17 pasdite arrin 44,18 për qind, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nga 1788 vendvotime.

Nga gjithsej të regjistruarit 899.977 votues në këto vendvotime kanë votuar 397 612 votues, gjegjësisht 44,18 për qind, informoi në konferencën për shtyp kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Jehonë më të madhe prej 67,19 për qind ka në Novaci, ndërsa më të vogël në Pllasnicë 15.5 për qind.

“Votimi deri më sot zhvillohet qetë në të gjitha vendvotimet”, tha Dashtevski.

Në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, deri në ora 18 në këto zgjedhje ka jehonë më të madhe për rreth nëntë për qind.

Në KSHZ deri më tani për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit janë paraqitur 308 ankesa, nga të cilat 75 janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar ushtrimi i të drejtës së votës, 25 janë refuzuar si të parregullta, 38 janë refuzuar, ndërsa pjesa tjetër janë duke u përpunuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like